Jailbreak ka vetëm një ditë që është i disponueshëm, por zhvilluesit kanë nisur punën intensivisht duke sjellur disa funksione ekluzive të iPhone 6s edhe në pajisjet e tjera më të vjetra. Forcy është një tweak i ri me të vërtetë interesant, që aktivizon aksionet e shpejta të 3D Touch edhe në modelet më të vjetra.

Quick Actions janë një listë me funksione që mund të shfaqim poshtë ikonës së aplikacionit me anë të një gjesti. Në modelet e reja iPhone 6s, çdo gjë aktivizohet duke ushtruar më tepër forcë në ekran, ndërsa Forcy e sjell këtë funksion edhe në modelet më të vjetra duke bërë një swipe mbi ikonën e aplikacionit.


Nëse jeni të interesuar, Forcy mund ta shkarkoni falas nga repoja e BigBoss në Cydia. Për ta instaluar atë duhet të keni një pajisje jailbroken (guida jonë) dhe ju nevojitet interneti për ta shkarkuar. Ky tweak për të punuar kërkon iOS 9.0 ose një version më të ri. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment