Javët e fundit është folur se rrjeti social Facebook do të bëjë disa ndryshime në butonin e saj Like (Pëlqej). “Engadget” ka siguruar disa detaje rreth ndryshimeve që planifikon Facebooku për butonin Like.  Duke filluar nga dita e nesërme, 9 Tetor 2015, përdoruesit e rrjetit social në Spanjë dhe Irlandë do të vërejnë butonat e rinj tæe quajtur “Reactions”. Këto butona përmbajnë figura të njohura emoji të cilat shprehin gjëndje të ndryshme emocionale të përdoruesve krahas butonin “like”.

Për të dërguar një reagim nga aplikacioni, mjafton një klikim mbi butonin like ndërsa në desktop duhet të pozicionohet kursori mbi butonin like për t'u shfaqur butonat e reagimeve. Zuckerberg vazhdimisht është shprehur se prania e një butoni “dislike” krijon hapësira për abuzim në rrjetin social, prandaj skeni pse të zhgënjeheni.


Butonat e rinj të reagimeve sjellin forma të ndryshme shprehjeje në rrjetin social. Ju mund të pëlqeni diçka, por edhe mund ta dashuroni. Butonët e rinj të reagimeve janë një mënyrë më e shpejtë dhe e thjeshtë për të shprehur një qëndrim ndaj përmbajtjeve të rrjetin social. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment