Loja e njohur “Star Wars – Heroes Path” e realizuar nga Disney është e disponueshme në ofertë falas në App Store. Objektivi kryesor i kësaj loje është të udhëhiqni heronjtë tuaj të preferuar të Star Wars drejt fitores, me personazhe të shumtë që duhet të ndihmojmë gjatë lojës.


Nivelet janë të ndarë në 6 ambiente të ndryshëm. Për çdo nivel ka më shumë se një zgjidhje dhe nuk ka vetëm një rrugë të vetme. Nëse jeni të interesuar mund të përfitoni nga kjo ofertë. Star Wars – Heroes Path mund ta shkarkoni falas nga App Store. Kërkon iOS 7.0 ose një version më të ri. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment