Kompania Dell, e cila operon në tregun e elektronikës, ka prezantuar linjën e fundit të PC-ve XPS. Dy versione kryesore janë, XPS 13 dhe 15, ku numrat i referohen dimensioneve të ekranit. Kësaj here   Dell ka vendosur të ruaj të njëjtin dizajn për të dy këto versione por le të shikojmë më në detaj se cilat janë karakteristikat e tyre.

Të dy versionet tashmë janë përditësur me linjën e re të proçesorëve Intel Skylake, gjenerata e gjashtë , e cila sjell fjalën e fundit të teknologjisë përsa i përket përpunimit të informacioneve në PC dhe jo vetëm. Ekrani është ndërtuar me teknologjinë "Infinity Edge" i cili sjell rrezolucion të lartë por edhe thellësi të ngjyrave të cilat shkojnë përtej realitetit.

Në fakt linja e XPS 15 ka qënë gjithmonë alternativa e të apasionuarve të lojërave dixhitale për të luajtur në Laptop. Por kësaj here përveç fuqisë Hardware ky produkt është edhe një nga më të lehtë për tu transportuar. Pesha e tij është rreth 1.78 Kg dhe krahasuar me Macbook Pro 15.4-inch i cili është 2.04 Kg, është më i lehtë.

Në fakt ajo çfarë intereson më shumë tek këto produkte është fuqia Hardware, ku Dell duket se ka përqëndruar të gjitha forcat e saj. Për të gjithë profesionistët që duan të punojnë me programe si Photoshop apo 3D Max, mund të blejnë versionin i cili integron versionin me chip-in grafik Nvidia GeForce GTX 960M me 2Gb GDDR 5, pra fjalën e fundit të Nvidia për Laptop.

Klientët kanë mundësinë të zgjedhin versioni e XPS 15 me ekranin që suporton kualitetin 4K Ultra HD dhe rrezolucion 3840x2160 i cili është më i lartë se ai i Macbook Pro Retina që arrin vetëm 2880x1800. Gjithashtu ky version mund të blihet edhe me teknologjinë më të fundit të transferimit të të dhënave, Thunderbolt 3/USB Type C.

XPS 13 vjen gjithashtu me shumë ndryshime të cilat e bëjnë atë një Laptop mjaft të fuqishëm. Edhe në këtë version ju mund të zgjidhni integrimin e portës Thunderbolt 3/ USB Type C, mund ta konfiguroni atë me mbi 16 GB Ram për të arritur deri në 32 GB Ram, dhe HDD deri në 1 TB me teknologjinë SSD.

Drejtuesit e kompanisë Dell premtojnë se bateria e Laptop-it do të arrijë deri në 18 orë autonomi duke  shfrytëzuar në maksimum të gjithë potencialitetin Hardware. Në qoftë jeni të interesuar të blini këto produkte mund ti prenotoni ato direkt nga faqja zyrëtare e kompanisë Dell. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment