Saurik, menjëherë pas lëshimit të Jailbreak për iOS 9, ka përditësuar Cydia Substrate në versionin 0.9.6000 për të mbështetur sistemin e fundit operativ të Apple. Një lajm shumë i mirë për të gjithë ata që kanë vendosur të bëjnë Jailbreak, megjithëse mund të jetë mirë të presim edhe pak pasi pjesa më e madhe e programeve nuk funksionojnë akoma me iOS 9.

Lëshimi i Jailbreak për iOS 9 na ka suprizuar të gjithëve, edhe zhvilluesit e programeve për Cydia, kështu që do të duhet të paktën një javë përpara se aplikacionet dhe tweak të përditësohen për të funksionuar me iOS 9. Ju çfarë keni vendosur? Do të bëni Jailbreak që tani, apo do të prisni edhe pak ditë? /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment