Apple ka testuar produktin e tij, iPad Pro, tek dizajnerët më të mirë të kompanisë Walt Disney, e cila është lideri botëror në krijimin e personazheve të animuar, ku këtu mund të përmëndim Mickey Mause. Pikërisht ky personazh ka qënë një nga objektet që dizajnerat kanë vizatuar në iPad Pro.

Kujtojmë që iPad Pro integron edhe një penë elektrostatike e cila komunikon me ekranin ndërsa programi ku është testuar quhet Procreate. Dizajnerat kanë arritur të punojnë mjaft mirë edhe janë shprehur se iPad Pro do të jetë një produkt që do të sjellë rrevolucion tek ai sektor.

Një ndër elementët më të dobishëm është me siguri pena e cila ka një ndjeshmëri dhe preçizion të lartë në prekje. Gjithashtu tjetër element i rëndësishëm është edhe mundësia për të mbështetur dorën mbi ekran ndërkohë që mund të vizatojmë. Apple ka integruar një mekanizëm i cili është në gjëndje të njohë mbështetjen e dorës  me qëllim që ky gjest mbi ekran të mos influencojë në vizatim.

Tashmë ajo që mbetet të specifikohet është data zyrëtare e prezantimit të këtij produkti në App Store sepse statistikat e para tregojnë se kërkesat për këtë produkt janë të larta. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment