Apple, për herë të parë, ka pranuar një aplikacion që lejon bllokimin e publiciteteve edhe brenda aplikacioneve iOS. Kjo mund të jetë një tjetër "kërcënim" për kompani si Facebook, Google apo kompani të tjera që fitojnë falë banner-ave publicitar që ekspozohen brenda aplikacioneve mobile.

Been Choice është publikuar në App Store USA, dhe për momentin nëse dëshironi ta instaloni, duhet të keni një llogari App Store në SHBA. Mjafton të shkoni tek llogaria juaj dhe të ndryshoni shtetin nga Shqipëri në USA dhe mund ta shkarkoni. Për të bllokuar publicitetet, Been Choice herën e parë do ju kërkojë të instaloni një profil që lejon menaxhimin e trafikut të internetit nëpërmjet një rrjeti privat virtuarl ose VPN.


Aplikacioni lejon bllokimin e publiciteteve në aplikacione si: Facebook, Pinterest, Pandora, Yahoo, New York Times, etj...  Ka edhe një opsion me anë të cilit mund të fitoni para duke ofruar të dhënat tuaja. Bllokon edhe videot sponsor. Nuk është ende e qartë nëse Apple ka krijuar një precedent, apo e ka pranuar këtë aplikacion aksidentalisht.

Been Choice është e disponueshme falas në App Store USA. Kërkon iOS 9.0 ose një version më të ri dhe është kompatibël me iPhone, iPad dhe iPod touch. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment