Pasi shiti më shumë se 3 milionë modele iPhone 6s që javën e parë pas debutimit më 25 shtator, Apple ka nxjerrë në shitje dy modelet e reja edhe në 40 shtete të tjera. iPhone 6s dhe 6s Plus që nga dita e sotme janë të disponueshëm në: Andorra, Austri, Belgjikë, Bosnie, Bullgari, Kroaci, Republika Çeke, Danimarkë, Estoni, Finlandë, Greqi, Greonlandë, Hungari, Islandë, Irlandë, Itali, Letoni, Lihtenshtein, Lituani, Luksemburg, Maldive, Monako, Hollandë, Norvegji, Poloni, Portugali, Rumani, Rusi, Sllovaki, Slloveni, Spanjë, Suedi, Zvicër dhe Tajvan.

Kjo është vala e dytë e debutimit në tregjet ndërkombëtare. Mësuam shumë fakte rreth iPhone 6s dhe 6s Plus si rezistenca ndaj ujit një karakteristikë të cilën Apple nuk e ka përmendur. Kjo gjeneratë gjithashtu theu rekordin e paraardhësit për numrin e njësive të shitura.

Ndërsa investitorët i trembeshin një rënie të shitjeve për faktin se iPhone 6s ishte një përmirësim i vogël krahasuar me paraardhësin, e vërtetë rezultoi ndryshe. Ky telefon vijon të preferohet dhe të blihet masivisht dhe për konsumatorët vijon të jetë një “iPhone”. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment