Pas lëshimit të iOS 9.1 beta 3, vetëm një javë më parë, Apple sapo ka lëshuar iOS 9.1 beta 4 për zhvilluesit. iOS 9.1 vazhdon të evulojë, në pritje të lëshimit zyrtar që Apple ka deklaruar se do të vijë gjatë muajit Tetor, por pa specifikuar një datë të caktuar.

Për momentin iOS 9.1 sjell disa përmirësime dhe korrigjime, suporton iPad Pro dhe ikonat e reja Emoji. Nëse do të zbulojmë ndonjë risi të veçantë në këtë version të katërt beta, do të bëjmë menjëherë një artikull më të detajuar. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment