Për të promovuar teknologjinë 3D Touch, Apple ka instaluar disa tavolina fantastike touch-sensitive në dy Apple Store në New York dhe San Francisco. Klientët me fat kanë mbetur të mahnitur nga kjo risi... Për ditët ardhshëm do të mund të përdoren këto tavolina të veçanta që reagojnë me iPhone 6s dhe janë të ndjeshme ndaj prekjeve të ekranit të pajisjes.

Siç mund ta shikoni edhe nga videoja, në tavolinën promocionale, lëvizja e ujit i përgjigjet prekjeve në iPhone 6s. Bëhet fjalë për një risi ekskluzive për Apple, që asnjë herë më parë nuk kishte përdorur një teknologji të tillë për të promovuar pajisjet e saj. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment