Ja ku jemi me rubrikën tonë javore "Aplikacioni falas i javës", takimi i shumëpritur me ofertën falas të javës të zgjedhur nga stafi i Apple. Çdo javë një aplikacion ose lojë e famshme mund të shkarkohet falas për një periudhë të limituar kohe. Kësaj here Apple ka zgjedhur aplikacionin Wake Alarm Clock.

Pasi të keni vënë zilen, momentin që do të nisë të tingëllojë, mjafton të prekni pak ekranin për të vonuar alarmin për pak minuta, ndërsa me një shake (duke e tundur) mund ta fikni atë. Si alternativë, mund të ktheni iPhone-in me ekran poshtë ose të bëni një swipe. Aplikacioni ka një grafikë mjaft moderne.

Si çdo app i përzgjedhur nga Apple si "Aplikacioni falas i javës", edhe Wake Alarm Clock do të jetë falas për një periudhë të limituar, kështu që ju këshillojmë ta shkarkoni sa më shpejt nëse jeni të interesuar. Është kompatibël me iPhone 4S, iPhone 5, iPhone 5c, iPhone 5s, iPhone 6, iPhone 6 Plus, iPhone 6s, iPhone 6s Plus, iPad dhe iPod touch. Kërkon iOS 8.3 ose një version më të ri. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment