Apple dhe Google vazhdojnë të kryesojnë renditjen e Interbrand për të tretin vit rresht. Edicioni i këtij viti i Interbrand, në raportin e “Best Global Brands” thotë se kompanitë teknologjike vazhdojnë të dominojnë, me më shumë se gjysmë e 10-tshes së parë të top listës.

Apple vlerësohet me 170 miliardë dollarë, ndërsa Google vlerësohet me 120 miliardë dollaë. Vlerësimi është bërë mbi performancën financiare të kompanive, aftësia e kompanisë të ndikojë në blerjet e klientëve, dhe deri në çfarë mase mund të mbështesë ajo çmimet premium.

Microsoft dhe IBM janë në vend të katërt, Samsung në vendin e shtatë dhe Amazon renditet e dhjeta, duke ngjitur 5 vende krahasuar me një vit më parë. Kompani të tjera të renditura janë Coca Cola, Toyota, General Electric dhe McDonald. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment