Sipas lajmeve zyrëtare që vijnë nga Apple, Al Perceptio është kompania e blerë së fundmi e cila operon në sektorin e inteligjencës artificiale për SmartPhone. Drejtuesit janë shprehur duke thënë se arsyeja e kësaj blerje është një rutinë e kompanisë e cila bën për vete kompani më të vogla pa dhënë shumë detaje në lidhje me arsyen.

Në fakt ekspertët mendojnë se Apple ka blerë këtë kompani për të qënë në hapa të njëjta me konkurrentët e saj, si Google apo Microsoft, në lidhje me asistentin vokal që në rastin tonë është Siri. Me versionet e fundit të Android edhe Windows Phone OS, duket se funksionet e ofruara nga asistentët vokal përkatës, janë shumë më të avancuara se ato që ofron Siri edhe kjo do të shpjegonte blerjen e kompanisë nga Apple.

Kompania Al operon në sektorin e inteligjencës artificiale për Smartphone edhe teknologjia e saj është vlerësuar nga drejtuesit e Apple të cilët nuk kanë hezituar të investojnë paratë. Në të ardhmen pritet që Siri të integrojë shumë funksione të zhvilluara nga Al e cila tashmë është nën duart e Apple. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment