Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

TeeVee 3, nga 2.89€, falas. /iPhone, iPad
Tee Vee 3 është një tjetër program mjaft i dobishëm i cili do t'ju njoftojë në lidhje me serialet Amerikane më të famshme si dhe shumë informacione të tjera në lidhje transmetimin të TV. Në qoftë se jeni të apasionuar mbas serialeve atëherë ne jua këshillojmë këtë program.


Melodive, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Melodive është një lojë mjaft e bukur ku ju duhe të fluturoni në hapësirë ku shfaqen objekte 3D mjaft të bukura edhe të shoqëruara me melodi. Objektivi është që të fluturoni pa fund pa prekur tokën. Ja vlen ta provoni këtë lojë të veçantë.


Little Frights, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Little Frights është një lojë të cilën do ta gjeni falas për ditën e sotme. Qëllimi është të mbijetoni sa më shumë nga sulmi i njerëzve gjysëm të vdekur, në botën tuaj të vogël. Gjatë lojës mund të përditësoni aftësitë tuaj por kini kujdes sepse është një lojë që do t'ju bëjë për vete. Ja vlen ta provoni.


- Chouchou Puzzle, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
ChouChou Puzzle është një lojë mjaft e bukur ku ju duhet të luani në rolin e një personazhi hero i cili do të zgjidhë enigmat gjatë rrugës së tij për në malin e shenjtë ku duhet të shpëtojë të gjitha kafshët e rrëmbyera. Ja vlen ta merrni këtë lojë.


Lan Scan: Network Device Scanner, nga 2.79€, falas. /iPhone
Lan Scan është një program mjaft profesional për të pasur informacione mjaft të detajuara në lidhje me rrjetin Internet ku jeni lidhur si edhe shumë të tjera. Sot mund ta merrni falas këtë program.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment