Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

- NoAds, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
NoAds është një program mjaft i dobishëm për të gjithë ju, pasi do t'ju japë mundësinë të bllokoni të gjitha rreklamat e padëshiruara të cilat shfaqen tek njoftimet në formën e rreklamave. Sot mund ta merrni falas këtë program.


Zombie Highway, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Zombie Highway është një nga lojërat më të bukura në App Store dhe sot mund ta shkarkoni falas për një periudhë të limituar. I përket kategorisë së lojërave me mision të pafund. Pra loja nuk përfundon kurrë dhe ju duhet të thyeni rekordin tuaj dhe atë të miqve tuaj në Game Center. Gjatë rrugës do keni mundësinë të përmirësoni armët tuaja me qëllimi që ti shkaktoni sa më shumë dëme njerëzve gjysëm të vdekur. Ja vlen ta shkarkoni këtë lojë.


Joe Dever's Lone Wolf, nga 4.99€, falas. /iPhone, iPad
Në këtë lojë ju duhet të udhëtoni në një mbretëri të mbuluar me mister dhe gjatë rrugës drejtë mbretit të ligë ju do të zbuloni shumë sekrete që mbretëria fsheh. Loja është ndërtuar mbi një grafikë mjaft të këndshme dhe në 3D. Ja vlen ta provoni.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment