Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

- Star Wars: Hero Path, nga 3.79€, falas. /iPhone, iPad
Star Wars është në lojë në të cilën ju do të luani me personazhet e serialit më të famshmëm në botë, me të njëjtin emër. Duhet të zgjidhni të gjitha kuicet për të shpëtuar galaksinë tonë nga sulmet aliene.


My Cartoon, nga 0.89€, falas /iPhone, iPad
Transformoni fotot tuaja në "cartoon" falë këtij programi simpatik. Do të mjaftojë të zgjidhni foton tuaj të preferuar dhe më pas ti aplikoni efektin e dëshiruar e më pas mund ta publikoni atë në rrjetet sociale. Ja vlen ta provoni këtë program.


- Tales from the Borderlands, nga 4.79€, falas. /iPhone, iPad
Në këtë lojë duhet të ndihmoni personazhet e lojës të mbledhin të gjitha paratë që mendojnë se janë të  tyre. Loja është ndërtuar mbi një grafikë mjaft të bukur e cila do ta bëjë lojën akoma më tërheq¨se. Gjithashtu duhet të keni kujdes sepse do të jetë një detyrë me aventura dhe plot rreziqe por sigurisht një mënyrë mjaft e mirë për të kaluar kohën e lirë. 


 Tainted Keep, nga 1.99€, falas /iPhone, iPad
Një lojë aventurë për iPhone që përdor grafikën e saj si armën më të fortë për të tërhequr më të apasionuarit. Loja është e bazuar tek personazhet RPG, plot rreziqe dhe magji.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment