Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

- Peter Potato, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Peter Potato është një lojë mjaft e bukur ku ju duhet të ndihmoni personazhin e lojës të kalojë me sukses të gjitha aventurat që do ti duhet të përballojë për të arritur objektivin e tij,  i cili është të shmangë Colin Carrot.


HDR Photo Camera, nga 2.69€, falas. /iPhone, iPad
Me këtë program mund të përpunojmë fotografitë tona dhe të krijojmë gjithashtu, duke përdorur efektin HDR(High Dynamic Range). Ky efekt do ti japë fotografive tona një kualitet mjaft të lartë dhe profesional. Po si funksionon HDR? HDR fotografon 3 fotografi në fraksionin  e sekondës me intensitet ngjyrash të ndryshme, dhe duke kombinuar këto 3 foto na krijon një foto finale që ka një kualitet mjaft të lartë. Përveç kësaj, programi ofron dhe disa funksione të tjera që shfrytëzojnë fotokamerën e iPhone ose iPad.


TrixiBrix, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
TrixiBrix është një lojë mjaft e thjeshtë grafikisht por mjaft impenjative e cila do t'ju bëjë për vete edhe do të jetë një mënyrë e mirë për të kaluar kohën tuaj të lirë. Ja vlen ta provoni.



- Wrestle Jump, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Wrestle Jump është një lojë ku do të luani në dyluftime pa asnjë limit lëvizjesh. Qëllimi juaj i vetëm do të jetë mundja e kundërshtarit në betejë. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


Duke Nukem: Manhatan Project, nga 0.79€, falas. /iPhone
Qyteti i Los Angeles është pushtuar nga jashtëtokësorë dhe Duke është një luftëtar i cili do të kryej misione kundra këtij pushtimi. Loja ekziston që në vitin 1991 dhe është sjellë në iOS për të gjithë të apasionuarit e lojërave të asaj kohe. Do të kryeni shumë misione ku do të keni në dispoziocione disa seri armësh.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment