Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

Office Story, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Office Story është një lojë mjaft e bukur dhe inovative ku ju duhet të nisni të ndërtoni kompaninë tuaj duke filluar nga asgjëja. Do të bëni takime me njerëz të rëndsishëm për të promovuar punën tuaj derisa të bëheni një kompani e rëndësishme. Ja vlen ta provoni.


Meeting Box, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Meeting Box është një program mjaft i dobishëm i cili na jep mundësinë të mbajmë shënime në mënyrë mjaft të thjeshtë edhe intuitive. Në qoftë se jeni një person i cili mbani shënime gjatë ditës atëher Meeting Box është programi i duhur për ju.


-Demolition Master, nga 0.89€,  falas. /iPhone
Demolition Master është një lojë mjaft e bukur ku ju do të vini në provë aftësitë tuaja për të shpërthyer ndërtimet me blloqe dërrase. Duhet të montoni minat në mënyrë që ato ta hedhin poshtë strukturën menjëherë. Ja vlen ta merrni këtë lojë.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment