Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

- 3D Earth: Wheather Forecast, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Nëpërmjet 3D Earth do të keni në iDevice një program mjaft të kompletuar edhe inovativ, për të patur në kohë reale informacione në lidhje me motin në shtetin tuaj. Gjithashtu posizioni i shtetit që zgjidhni do të animohet me një efekt 3D mjaft të bukur. Ja vlen ta merrni këtë program.


Algebra Pro, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Algebra Pro është një program mjaft i dobishëm për të gjithë ju që gjatë shkollës duhe të bëni lëndën e algjebrës. Programi do të llogarisë shumë ekuacione por edhe do t'ju ndihmojmë të mësoni më mirë edhe teorinë.


- PhotoMath, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Tani, detyrat e algjebrës mund ti bëni me iPhone, me anë të fotokamerës së tij. Kjo falë aplikacionit PhotoMath i cili  mund të zgjidhë shprehje matematikore apo ekuacione lineare vetëm duke “i parë” ato në librin ose kompjuterin tuaj përmes kamerës.


- Skygamblers Air Supremacy, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Skygamblers Air Supremacy është një lojë fantastike ku ju duhet të pilotoni avianat luftarakë më të mirë në botë. Në beteja epike ju do të keni mundësinë të rrisni aftësitë tuaj si pilot, të përmirësoni armët e avionit por mbi të gjitha të shpëtoni botën duke rrëzuar të gjitha forcat Aliene. Ja vlen ta merrni këtë lojë.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment