Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

MagMaze, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
MagMaze është një lojë mjaft e bukur ku ju duhet të ndihmoni personazhin e lojës të arratiset nga labirinthi në të cilin ai ka mbetur i bllokuar. Kini kujdes sepse kjo nuk do të jetë detyre e thjeshtë dhe do të kërkojë mjaft impenjim nga ju.




- Random Runners, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Random Runners është një lojë mjaft e bukur me aventurë ku ju do të luani në rolin e super heronjëve që do të shpëtojnë qytetin e tyre nga pushtimi i krijesave gjysëm të vdekura. Ja vlen ta merrni këtë lojë.


- Duck Force, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Duck Force është një lojë me aventurë në të cilën ju do të ndihmoni personazhin e lojës të luftojë kundra dragonjëve për të marrë atë çfarë i përket. Gjithashtu duhet të jeni gjithmonë e më të fortë në luftimet në ajër sepse në nivelet e ndryshme forca e armikut rritet.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment