Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

- Spooky Hoofs, nga 0.89€, falas. /iPhone
Spooky Hoofs është një lojë mjaft e bukur ku ju duhet të drejtoni një karvan me kuaj nëpërmjet të cilit transportohen udhëtarë. Detyra juaj është të sillni në destinacion të gjithë udhëtarët pa u prekur nga forca që duan t'ju dëmtojnë.


Runtastic Situps Pro, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Nëpërmjet këtij programi ju mund të stimuloni veten tuaj për të bërë disa ushtrime fizike për të mbajtur në formë muskujt e barkut. Programi do t'ju tregojë disa ushtrime duke ju ofruar një program të bazuar në ushtrimet që jepen nga palestrat profesionale botërore. Ja vlen ta keni në iPhone ose iPad-in tuaj.


-  Calendarium, nga 0.89€, Falas. /iPhone, iPad
Ky program na ofron një kalendar virtual me shumë funksione interesante ku ndër këto do t'ju ofrohet edhe mundësia për të parë motin për ditën e sotme në qytetin tuaj. Sot mund ta shkarkoni falas nga App Store. 


Talking Larry the Bird, nga 1,59€, Falas /iPhone, iPad
Një zog simpatik që do të përsërisë të gjitha fjalët që thoni ju. Mund edhe ta ushqeni, ta bëni të fishkëllejë e shumë gjëra të tjera. Një aplikacion me të vërtetë simpatik që sot keni mundësinë ta shkarkoni falas.



Car Club: Tunning Storm, nga 3.99€, falas. /iPhone, iPad
Kjo lojë na lejon të krijojmë makina nga më të ndryshmet duke shfrytëzuar pjesët e pafundme që vetë loja ofron. Do të mund të shikoni në 3D çdo pjesë dhe të vizatuar në detaj. Pasi keni krijuar makinën tuaj sipas dëshirës, në qoftë se doni mund ta testoni në një nga pistat që loja ofron. Në qoftë se jeni të apasionuar pas makinave ky është programi ideal për ju.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment