Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

- Ansel, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Ansel është një program mjaft profesional për modifikimin e fotove i cili ofron mundësinë ti aplikoni atyre disa efekte grafike të cilat nëse kombinohen mirë do ti bëjnë foto tuaja të duken mjaft bukur. Të gjitha efektet e programit i transformojnë fotot në ngjyrat bardh e zi.


Rune Gems Deluxe, nga 2.69€, falas. /iPhone, iPad
Rune Gems është një lojë ku duhet të gjeni dy objekte  ose më shumë me të njëjtën figurë për të shktatërruar murin që është ndërtuar me ato. Mund të ruani pikët në Game Center dhe ti krahasoni me miqtë tuaj. Kini kujdes sepse duhet të jeni të shpejtë në qoftë se doni të klasifikoheni të parët. Ja vlen ta keni në iPhone ose iPad.


- Retro Formula, nga 1.79€, falas. /iPhone
Retro Formula është një lojë mjaft e bukur vetëm në bardh e zi, ku ju duhet të garoni me makinën tuaj  edhe të fitoni sa më shumë gara. Loja është ndërtuar mbi një grafikë e cila kujtojnë lojën Tetris edhe makinat janë ndërtuar nga kube me ngjyrë të zezë. 


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment