Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

Drop The Chicken 2, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Në këtë lojë ju duhet të ndihmoni gjelin Chuck të arratiset nga ferma ku ai jeton. Pasi ka kalur disa vite duke punuar si akrobat, ai do të lëshojë veten e tij nga një kanon dhe ju duhet ta drejtoni që ai të shpëtoje nga ferma. Mund të përdorin disa stile akrobacie gjatë lojës, stile që do i mësoni edhe me kalimin e misioneve.


Talking Carl, nga 0.79€, falas. /iPhone
Kjo lojë është e ndërtuar me dy personazhe të cilët imitojnë zërin tonë kur ne i flasim me gjeste qesharake. Cugl dhe Carl janë personazhet që do të transfojmojnë zërin tonë duke i aplikuar efekte zanore që do t'ju bëjnë të qeshni. Ja vlen ta provoni në iPhone-nin tuaj.


Big Bad Sudoku Book, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Big Bad Sudoku Book është një lojë në të cilën duhet të zgjidhni lojën Sudoku dhe do të gjeni skemat më të vështira. Në qoftë se jemi të apasionuar pas kësaj lojë, ja vlen ta shkarkoni sepse do të gjeni nivele që me të vërtetë do të vënë në provë aftësitë tuaja në lidhje me këtë lojë.


- Battle3D 2: Iron Punch, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Battle3D është një lojë mjaft e bukur me aksion ku ju duhet të shpëtoni Tokën nga sulmi i forcave aliene të ardhura nga galaksia e Andromedës. Gjatë lojës do të keni mundësinë të përmirësoni aftësitë tuaja shkatërruese duke kaluar nga një mision tek një tjetër.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment