Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

Survivalpedia, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Në këtë program do të gjeni libra virtualë të cilat do t'ju japin çdo informacion në lidhje me trajnimet e mbijetesës së një ushtari në luftë dhe ku do qoftë. Pra ky program është një mini motorr kërkimi në iPhone-in tuaj. Në qoftë se jeni të apasionuar mbas ushtrisë së një shteti dhe çdo informacion që ka të bëjë me të, ky program është programi i duhur për ju.


Lumen Trails Time Tracker, nga 19,99€, falas /iPhone, iPad
Lument Trails është një aplikacion mjaft interesant që na leon të marrim shënime, të krijojmë lista dhe të mbajmë shenjë për gjërat e jetës tonë, si kohën,  punët, shpenzimet, kaloritë, peshën dhe çdo gjë tjetër. Është një aplikacion që përdoret nga mijëra njerëz çdo ditë.


- iBomber Defense Pacific, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
iBomber Defense Pacific është një lojë mjaft e bukur me aksion ku ju duhet të luftoni në aksione të ndryshme për të mbrojtur vëndin tuaj. Gjatë lojës mund të përditësoni armët në mënyrë që të dëmtoni sa më rëndë armikun. Ja vlen ta merrrni!


- The Ensign, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
The Ensign është një lojë mjaft e veçantë  ku ju duhet të përballeni me vdekjen. Do t'ju duhet  të përballeni me kushte ekstreme mbijetese. Edhe pse grafika është mjaft e thjeshtë, loja është një mënyrë mjaft e mirë për të kaluar kohën e lirë.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment