Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

Reverser, nga 0.89€, falas /iPhone, iPad
Reverse Cam është një aplikacion për iOS që ju lejon të realizoni video "reverse" dmth mbrapsht. Ju mund të regjistroni një video normale dhe më pas me anë të këtij aplikacioni t'i jepni efekti e kthimit mbrapsht.


- 10, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
10 është një lojë mjaft e bukur me temë Kuic ku ju duhet të rrjeshtoni numrat me qëllim që shuma e tyre të jetë dhjetë, por kini kujdes sepse rreshtimi i numrave nuk do të jetë aq i thjeshtë. Loja gjithashtu, është një mënyrë mjaft e mirë për të mbajtur mëndjen aktive.


- Shades: A simple puzzle game, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Shades është një lojë hipnotizuese dhe qetësuese gjithashtu. Një lojë shumë e thjeshtë që ju bën të mendoni me shumë shpejtësi. Qëllimi juaj do të jetë të spostoni blloqet sipas ngjyrave duke i kombinuar me njëri tjetrin për t'i liruar vendin të tjerëve.


-Angry Zombies 2, nga 0.89€, falas. /iPhone
Angry Zombies është një lojë në të cilën duhet të luftoni në rrugët e qytetit kundra njerëzve gjysëm të vdekur të cilën janë të etur për gjak dhe do të tentojnë të transformojnë të gjithë njerëzit. Ja vlen ta provoni këtë lojë në iDevice-in tuaj.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment