Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

Flight Fight 2, nga 1.89€, falas. /iPhone, iPad
Flight Fight është një lojue mjaft e bukur me aksion, ku ju duhet të luftoni me anije luftarake fluturuese kundra bandave kundërshtare që duan të pushtojnë qytetin. Do të keni mundësi të luani në rreth 90 nivele të ndryshme dh për të fituar duhet të eliminoni të gjithë anijet fluturuese kundërshtare.


GrungeTastic, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Ky program na lejon të modifikojmë fotograftë tona duke i shtuar këtyre të fundit një efekt grafik të veçantë duke përcjellur tek ne ndjesinë e vrazhdësisë së kohës. Ja vlen ta provoni këtë program nëse jeni të apasionuar pas fotografisë.


Quick Alarm, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Ky program na lejon të përdorim iPhone, iPod ose iPad si një zile zgjimi me një grafikë mjaft interesante dhe të thjeshtë për tu përdorur. Mund të zgjidhni midis 8 melodive të ndryshme për tu zgjuar  si dhe mund të zgjidhni veshje të ndryshme grafike. Ja vlen ta keni në iPhone ose iPad.


Space Inversion 2, nga 0,89€, falas /iPhone, iPad
Një lojë në stilin Space Invaders, lojë që na ka shoqëruar gjatë fëmijërisë tonë. Luftoni kundër jashtëtokësorëve me anijen tuaj kozmike. 


Instaflash, nga 0,89€, Falas /iPhone, iPad
Instaflash ju lejon të modifikoni fotot në çast duke përdorur teknologjinë LCE (Lighting and Contrast Enhancement). Ajo i shton pjesëve të errëta një ndriçim natyral duke ruajtur kontrastin dhe detajet e tjera duke përdorur algoritmin e ACDSee.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment