WinterBoard prej vitesh lejon personalizimin e pamjes së sitemit iOS, por ka një limit të vogël, nuk ofron një preview të temës përpara aktivizimit. Tani ka mbërritur Anemone, që lind si një alternativë e vërtetë e WinterBoard por me disa funksione më shumë, midis të cilave edhe opsionin për të bërë një preview fillestar të temës që kemi zgjedhur.

Anemone funksionon me temat e WinterBoard. Për të përdorur një temë, mjafton të shtypni butonin ENABLE, të zgjedhni se çfarë dëshironi të aktivizoni dhe më pas të shtypni butonin Apply djathtas lart. Anemone integron edhe funksione të tjera për menunë Dock, si për shembull mundësinë për ta fshehur/shfaqur, për të krijuar një efekt me reflekt për ikonat.


Nëse jeni të interesuar, Anemone mund ta shkarkoni falas nga repoja e BigBoss në Cydia. Për ta instaluar atë duhet të keni një pajisje jailbroken (guida jonë) dhe ju nevojitet interneti për ta shkarkuar. Ky tweak për të punuar kërkon iOS 8.0 ose një version më të ri. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment