Lajme të mira për të gjithë përdoruesit e Adobe Photoshop Lightroom: që sot mund ta përdorni pa patur një abonim. Lightroom lejon organizimin e imazheve, duke bërë modifikime të avancuara direkt nga iPhone. Modifikimet tuaja do të sinkronizohen automatikisht me Lightroom 5 nëse e keni të instaluar në kompjuterin tuaj.

Për të përdorur programin Adobe Photoshop Lightroom në iPad, nuk do të jetë më e nevojshme që përdoruesit të kenë qasje me Lightroom 5 nga një kompjuter. Gjithashtu, nuk do të jetë e nevojshme të nënshkruani asnjë lloj abonimi.

Adobe Photoshop Lightroom është i disponueshëm falas në App Store. Kërkon iOS 8.1 ose një version më të ri dhe është kompatibël me iPhone, iPad dhe iPod touch. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment