Teknologjia 3D Touch e përdorur nga Apple në modelet e saj të reja iPhone 6s dhe 6s Plus, ka bërë kurioz të gjithë botën e teknologjisë dhe së shpejti mund të vijë edhe në pajisjet Android. Gjenerata e re e multi-touch, ka bërë kuriozë edhe konkurrentët kryesorë, sidomos Android. Do të realizohet nga Synaptic dhe modeli i parë ku do të integrohet do të jenë Huawei Mate S.

ClearForce, ky do të jetë emri që do të mbajë kjo teknologji për pajisjet Android, dhe do të ofrojë të njëjtat funksione që kemi parë tek Apple: zoom, karaktere të veçanta në tastierë, menu, scrolling dhe pin. ClearForce është realizuar nga Synaptics, por akoma nuk është vendosur se cilat pajisje Android mund ta përdorin atë. Me shumë mundësi do ta zbulojmë gjatë CES 2016. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment