Është publikuar kohët e fundit në App Store një lojë mjaft interesante që titullohet SirVival. Historia është nga më klasike, do të luani në rolin e një kavalieri që do të ketë si detyrë të shpëtojë priceshën nga kthetrat e dragoit. Një lojë runner me një grafikë mjaft të realizuar ku do të përballeni me armiq nga të gjitha llojet.


Në ndihmë të kavalierit tuaj do ju vijnë edhe disa power-ups që do të fitoni gjatë lojës, si për shembull mundësia për të kërcyer më lart, për të fluturuar për pak kohë dhe shumë aftësi të tjera që do t'i zbuloni duke luajtur.


SirVival është i disponueshëm falas në App Store. Kërkon iOS 7.0 ose një version më të ri dhe është kompatibël me iPhone, iPad dhe iPod touch. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment