iOS 9 ka patur shumë sukses dhe pjesa më e madhe e lexuesve të blogut tonë kanë vendosur ta instalojnë atë. Për të gjithë të tjerët që nuk janë kanë mbetur të kënaqur dhe dëshirojnë të kthehen prapa në iOS 8, kemi vendosur të bëjmë një guidë: Si të bëjmë Downgrade nga iOS 9 tek iOS 8.4.1. Kjo proçedurë është e vlefshme vetëm për pak kohë, deri sa Apple të vendosë ta lejojë atë.

Guida
  • Së pari duhet të ç'aktivizoni opsionin "Find my iPhone" tek Settings > iCloud;
  • Shkakoni iOS 8.4.1 nga këtu
  • Hapni iTunes dhe lidheni pajisjen tuaj me kompjuterin;
  • Nëse keni një kompjuter Mac shtypni butonin "Option", ndërsa në Windows butonin "Shift" dhe njëkohësish shtypni butonin "Restore" në iTunes;
  • Tani zgjedhni file-in .ipsw të iOS 8.4.1. që keni shkarkuar në kompjuter;
  • Ndiqni hapat që shfaqen në iTunes dhe çdo gjë do të shkojë me sukses.


Nëse jeni të interesuar të ktheheheni prapa në iOS 8, është mirë që të nxitoni, pasi së shpejti Apple do ta bllokojë atë. Natyrisht, nëse bëni downgrade, do të keni mundësinue të ktheheni përsëri në iOS 9 nëse dëshironi. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment