Live Photos, funksioni i ri i krijuar enkas për iPhone 6s, po vjen edhe në pajisjet iOS më të vjetra, falë Jailbreak. Funksioni Live Photos lejon regjistrimin e një videoje të shkurtër, që fillon 1,5 sekonda përpara dhe përfundon 1,5 sekonda prapa shkrepjes së fotos. Në këtë mënyrë përdoruesi që do të shkrepë një foto me këtë funksion aktiv, do të ketë mundësinë të shohë një foto të animuar në Camera Roll.

Një funksion që për shumë arsye do të jetë zyrtarisht i disponueshëm vetëm për iPhone 6s, por falë Jailbreak dhe punës së zhvilluesit Elias, ky funksion do të vijë së shpejti në të gjitha pajisjet me iOS 8. Ellias në këtë moment po punon edhe për programin që do të sjellë 3D Touch Display për të gjitha pajisjet iOS.

Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim lëshimin e këtij programi në Cydia, që pritet të vijë nga fundi i muajit shtator ose nga fillimi i muajit tetor. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment