Një tjetër risi e iPhone 6s është edhe teknologjia 4G LTE Advanced e gjeneratës së re. Apple premton performanca dy herë më të shpejta dhe një shtrirje më të gjërë të rrjetit 4G në më shumë shtete. Është përdorur chip-i Qualcomm MDM9635M në gjëndje të arrijë shpejtësinë maksimale në download deri në 300 Mbps, kundër 150 Mbps të iPhone 6.

Natyrisht kur flitet për celularë, shpejtësi maksimale nuk varet vetëm nga pajisja por edhe nga rrjeti dhe operatori telefonik. Nëse nga teoria kalojmë tek realiteti, performancat maksimale duhet të jenë tek 225 Mbps ndërsa shpejtësia në upload mund të arrijë maksimumi në 50 Mbps.

Në Shqipëri operatorët kryesorë kanë nisur të ofrojnë rrjetin 4G LTE në disa zona, por kalimi në 4G LTE Advanced do të jetë pak më kompleks dhe do të duhet pak kohë. Në faqen e Apple është e disponueshme një listë me të gjithë operatorët botëror që mbështesin rrjetin 4G LTE për iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment