Kur Apple lëshon një version të ri iOS, përdoruesit që kanë një iPhone të vjetër janë gjithmonë pak skeptikë pasi kanë frikë se funksionet e reja mund të ngadalësojnë pajisjet më të vjetra. Të njëjtën pyetje i kemi bërë vehtes edhe me iOS 9, sidomos në lidhje me iPhone 4S, 5 dhe 5s. Nuk kemi patur mundësinë t'i testojmë personalisht ndryshimet në performancë në këto pajisje por megjithatë do ju sjellim një analizë të realizuar nga iAppleBytes që na tregon ndryshimet.

Krahasimi i performancës së iPhone 4S, iPhone 5 dhe iPhone 5s vë në dukje diferencat midis iOS 8.4.1 dhe iOS 9.0.1 dhe na tregon se si iOS 9 i ngadalëson pak pajisjet më të vjetra. Natyrisht pasjisja që e vuan më shumë këtë ndryshim është iPhone 4S, por kjo pritej duke qenë se po flasim për një pajisje të vitit 2011. Pajisje që ka performancën më të mirë është sigurisht iPhone 5s.

Ja videot krahasuese:

0 komente:

Post a Comment