Menjëherë pas daljes në treg të iPhone 6s, iFixit e ka ç'montuar atë duke na treguar se si është i ndërtuar nga brenda. Modeli që i është ushtruar këtij proçesi ka qenë iPhone 6s Rose Gold. Apple i ka kushtuar një kujdes të veçantë detajeve duke përdorur edhe disa vida që shkojnë me pjesën tjetër të telefonit. Ndryshe nga iPhone 6, kësaj rradhe xhami është i ngjitur me trupin edhe me anë të disa ngjitëseve.


Duke hequr ekranin, bijnë menjëherë në sy diferencat me iPhone 6. Përdorimi i "Taptic Engine" e ka bërë të domosdoshme përdorimin e një baterie më pak të fuqishme dhe janë reduktuar në tre kavot që lidhin ekranin me pjatën. Sipër panelit LCD është mbivendosur 3D Touch. Bateria është 3.8V me 6.55Whr dhe 1715mAh, rreth 100mAh më pak se ajo e iPhone 6.


Ç'montimi vazhdon me fotokamerën 12 megapixel dhe pjatën ku ndodhen të gjitha pjesët kryesore: proçesori Apple A9 APL0898, RAM, modem Qualcomm MDM9635M LTE Cat. 6, gjiroskopi dhe acelerometri InvenSense MP67B, një acelerometër i dytë Bosch Sensortec 3P7 LA dhe amplifikatori i fuqisë TriQuint TQF640, Skyworks SKY77812 dhe Avago AFEM-8030.


Nga ana tjetër kemi chip-et e tjerë, midis të cilëve: modulet NAND Flash të Toshiba (16GB në këtë rast), modulin Wi-Fi të Universal Scientific Industrial dhe atë audio Apple/Cirrus Logic. Sipas iFixit, iPhone 6s është shumë i thjeshtë për t'u riparuar. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment