OS X El Capitan është lëshuar zyrtarisht për të gjithë, dhe mund të shkarkohet falas nga Mac App Store që tani. Përpara se ta instaloni, ju ftojmë të lexoni artikullin tonë: "Si të përgatiteni për të instaluar OS X 10.11 El Capitan", pasi mund t'iu vijë në ndihmë. Ashtu siç pritej ky version do të sjellë stabilitet edhe performancë.

Pajisjet ku mund të instalohet OS X El Capitan janë:
  • iMac (Mid-2007 ose më i ri)
  • MacBook (13″ alumin, Late 2008), (13″ Early 2009 ose më i ri)
  • MacBook Pro (13″, Mid-2009 ose më i ri), (15″ Mid/Late 2007 ose më i ri), (17″, late 2007 ose më i ri)
  • MacBook Air (Late 2008 ose më i ri)
  • Mac Mini (Early 2009 ose më i ri)
  • Mac Pro (Early 2008 ose më i ri)
  • Xserve (Early 2009)


Ndër programet e përmirësuara do të gjejmë programin Mission Control, funksion i cili na jep mundësinë të kërkojmë për çdo gjë që kemi në Mac. Gjithashtu grafika e përmirësuar do t'ju krijojë ndjesinë e një programi totalisht të ri. Nëpërmjet Mission Control ju mund të spostoni një dritare në këndet e ekranit edhe Mac do t'ju japë mundësinë ta ndani atë në dy pjesë, ku në secilë nga ndarjet do të ekzekutojë programet e kërkuara nga përdoruesi në mënyrë autonome.


Përmirësim të dukshëm do të gjejmë edhe tek programi Safari i cili sjell funksioni Pin Table ku ju mund të ruani skedat e preferuar të cilat përfaqësojnë një faqe web.


Përsa i përket performancës Apple pretendon se El Captain është një sistem operativ i cili do  të jetë shumë herë më i shpejt se sa versioni OS Yosemite. Një ndër arsyet e përmirësimit është edhe publikimi i teknologjisë Metal edhe për Mac OS X. Sipas Apple performanca e OS X El Capitan do jetë rreth 40 herë më i shpejtë


Nga integrimi i teknologjisë Metal edhe për Mac OS X pritet që grafika e lojërave dixhitale në Mac të përmirësohet gjithahshtu. Nëse dëshironi të shkarkoni OS X 10.11 El Capitan, klikoni këtu. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , , ,

0 komente:

Post a Comment