Ka pak minuta që Apple ka lëshuar një përditësim të ri për iOS 9, bëhet fjalë për versionin 9.0.2 i cili korrigjon disa bug që versioni i fundit iOS 9.0.1 nuk i kishte zgjidhur. Ky përditësim peshon rreth 71.8 MB dhe mund ta instaloni edhe direkt nga iPhone nëpëmjet funksionit OTA. Ja të rejat që sjell:
- Është zgjidhur problemi në menunë Settings për aktivizimin dhe ç'aktivizimin e përdorimit të rrjetit të celularit për aplikacionet;
- Është zgjidhur edhe problemi që nuk lejonte aktivizimin e iMessage për disa përdorues;
- Është zgjidhur një problem që shkaktonte ndërprerjen e backup-it në iCloud pas aktivizimit të një backup-i manual;
- Është zgjidhur problemi i rrotullimit jo të saktë të ekranit pas marrjes së një njoftimi;
- Është përmirësuar qëndrueshmëria e Podcast.
0 komente:
Post a Comment