Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

HIPSTAMATIC Camera, nga 1.99€, falas /iPhone
Një aplikacion fotografik i nivelit të parë, nga më të shkarkuarat në App Store për karakteristikat e saj. Dy fuksione: ClassicMode dhe ProMofe, që ofrojnë modifikime të ndryshme profesionale. Ja vlen ta provoni.


- Scribe, nga 2,69€, falas /iPhone
Një aplikacion që ju lejon të transferoni çdo gjë nga kompjuteri juaj Mac në iPhone nëpërmjet Bluetooth. Mjafton të shtypni Command + Shift + X dhe çdo tekst, imazh, url etj do të trasferohet në telefonin tuaj.


Jet Ball Arkanoid, nga 1.79€, falas. /iPhone
Jet Ball Arkanoid është një lojë ku ju duhet të shkatërroni të gjitha blloqet me ngjyra duke i goditur ato me sferat që i kontrolloni ju. Për të kaluar në nivelin tjetër ju duhet ti shkatërroni ato sa më shpejt. Ja vlen ta provoni këtë lojë. 


BandWidth Pro, nga 1.79€, falas. /iPhone
Bandwidth Pro është një program i dobishëm i cili do të na japë mundësinë të kemi informacione në lidhje me konsumimin e paketave të internetit në iPhone. Në qoftë se keni një kontratë interneti me sasi paketash të limituara dhe doni të kontrolloni konsumin atëherë ne ju këshillojmë të instaloni këtë program.


- Paper Keyboard, nga 0,89, falas /iPhone
Me këtë aplikacion mund të përdorim një copë letre si tastierë. Funksionon shumë thjeshtë: pasi të keni printuar këtë file PDF, mjafton të mbështetni iPhone me ekranin e drejtuar nga ju në hapësirën e përkufizuar në letër.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment