Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

- The Firm, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
The Firm është një lojë në të cilën ju do të luani rolin e një punëtori të thejshtë i cili punon për një firmë mjaft të madhe. Me punën tuaj do të arrini të bëheni drejtuesi i firmës por kini kujdes sepse për të arritur deri aty nuk duhet të bëni gabime, përndryshe pushoheni nga puna.


Trader's Way, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Trader's Way është një lojë në cilën ju duhet të mëson se si funksionon tregu ndërkombëtar dhe të manipuloni atë në mënyrë që rritni sa më shumë fitimet tuaja. Është një lojë mjaft e thjeshtë dhe tërheqëse. Ja vlen ta provoni.


- Runtastic PushUp Pro, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Nëpërmjet këtij programi ju mund të stimuloni veten tuaj për të bërë disa ushtrime fizike për të mbajtur në formë muskujt e barkut. Programi do t'ju tregojë disa ushtrime duke ju ofruar një program të bazuar në ushtrimet që jepen nga palestrat profesionale botërore. Ja vlen ta keni në iPhone ose iPad-in tuaj.


Mahjong Artifacts® nga 2,69€, Falas /iPhone, iPad
Largohuni nga furia e jetës moderne dhe zhytuni në atmosferën antike të Mahjongg Artifacts®! Një kapitull i ri që të gjithë fansat e këtij lloji do të adhurojnë, me tre mënyra loje që do ju njohin me pesë kultura ekzotike.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment