Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

TextVideo, nga 2,99€, falas /iPhone, iPad
TextVideo është një aplikacion mjaft interesant që ju jep mundësinë të shtoni një tekst në video. Teksti mund të modifikoni sipas dëshirës, mund ta deformoni, rrotulloni ose të zgjedhni një model shkrimi të animuar.


- Gravitarium Plus, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Gravitarium Plus është një program ku ju mund të shprehni aftësitë tuaja krijuese. Programi do t'ju lejojë të krijoni imazhe abstrakte duke përdorur efektet grafike që ai ofron. Më pas mund ti përdorni ato si sfonde në iOS.


System Monitor, nga 0.89€, falas. /iPhone
Ky program është një nga programet më të kompletuara në App Store për të liruar memorien RAM, për  ta monitoruar atë, për të kontrolluar jetëgjatësinë e baterisë, si dhe për monitorimin e proçesorit dhe memories fikse. Sot mund ta shkarkoni falas dhe ja vlen ta keni në iPhone këtë program.


Cybernarium, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Cybernarium është një lojë e cila i përket kategorisë "thyej fillimin". Ju duhet të drejtoni sferën që godet muret për ti shkatërruar ato. Mund të komandoni sferën duke lëvizur iDevice, pra duke shfrytëzuar sensorin e përafërsisë që iPhone ose iPad integron në brëndësi.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment