Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

iColorama S, nga 2.69€, Falas. /iPhone
iColorama është një program i cili ofron shumë efekte grafike dhe funksione të tjera për përpunimin e fotografive në mënyrë profesionale. Përveç efekteve grafike mund ti aplikoni fotove tuaja edhe filtra ose shkrime mbi fotografinë.


- Stress Baal, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Stress Baal është një lojë mjaft interesante të cilën këshillohet ta luani kur jeni të stresuar. Personazhit   kryesor i pëlqen të godite apo të trajtohet keq kështu që inatin që keni në ato momente mund ta shkarkoni tek ai. 


- The Fourth Dimension, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Ashtu siç sugjeron titulli, programi në fjalë i dedikohet personave që janë të apasionuar pas dimensioneve gjeografike. Në qoftë se keni kërkuar të kuptoni se cili është dimensioni i katërt atëherë The Fourth Dimension është ai që bën për ju.


Retromatic 2.0, nga 1.99€, falas /iPhone
Ktheni fotot tuaja pas në kohë falë aplikacionit Retromatic, i cili ofron efekte dhe modifikime të ndryshme për fotot, mjaft profesionale.


Sniper Time: The Range, nga 0.99€, falas. /iPhone, iPad
Sniper Time është një lojë mjaft e bukur ku ju do të luani në rolin e një qitësi në betejë. Gjatë misioneve do të keni mundësinë të përditësoni armët tuaja si edhe aftësinë tuaj për të eliminuar armikun nga distanca të largëta.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment