Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

- Snow Brawlin'Xtreme, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Snow Brawlin është një lojë ku ju duhet të ndihmoni ketrushin Risoo të mposhtë shokët e tij duke i goditur ato me topa dëbore. Duhet të keni shumë kujdes mos goditeni por gjithashtu të jeni të shkathët të eliminoni të gjithë ketrushët e tjerë.


- Thermo Hygrometer, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Thermo Hygrometer është një program mjaft i dobishëm në qoftë se doni të keni informacione në lidhje me temperaturën, lagështinë edhe presionin, në vëndin ku jetoni. Programi shfrytëzon sensorët e iDevice për të realizuar këto funskione.


- Ideaurium, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Idearium është një program nëpërmjet të cilit do të merrni imazhe të ndryshme të cilat do t'ju ndihmojnë të keni shëmbuj edhe ide për shumë gjëra, si përshëmbul mobilimin e një shtëpie e modelin e prerjeve të flokëve.


- Angel Sword, nga 4.79€, falas. /iPhone, iPad
Angel Sword është një lojë mjaft e bukur me temë RPG (Role Playing Game) ku ju duhet të luftoni në beteja epike me personazhin e lojës. Gjitashtu mund të luani me miqtë tuaj online ose të merrni pjesë në beteja individuale.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment