Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

- Pebble Universe, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Pebble Universe është një lojë mjaft e bukur në të cilën duhet të ndihmoni krijesat Pebble të shpëtojnë vetëveten nga sulmi i krijesave që duan ti zhdukin. Nëpërmjet trukeve dhe armëve të veçanta ju duhet ti eliminoni ato.


ContactsXL Classic, nga 0.99€, falas. /iPhone, iPad
Ky program na lejon të menaxhojmë kontaktet telefonike, ato të email si dhe kontaktet në Facebook, në mënyrë të thjeshtë e të shpejtë.


SatFinder Pro, nga 3.79€, falas. /iPhone, iPad
SatFinder Pro është një tjetër program mjaft interesant i cili na ndihmon të gjejmë frekuencat e transmetimit satelitor duke na sinjalizuar në horizont pozicionin në të cilin duhet të drejtojmë satelitin për të marrë kanalet televizive të cilat transmetojnë në atë frekuencë.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment