Sot, në orën 19:00, do të lëshohet zyrtarisht sistemi OS X El Capitan, versioni i fundit i sistemit operativ për kompjuterat Mac që sjell disa përmirësime të rëndësishme por pa i revolucionuar së tepërmi funksionet e OS X Yosemite. Në këtë artikull do ju shpjegojmë se si të përgatisni kompjuterin tuaj Mac për të instaluar OS X 10.11.
1. Në cilët kompjutera mund të instalohet?
Për të verifikuar nëse kompjuteri juaj Mac mund të përditësohet në OS X El Capitan, mjafton të klikoni tek logoja e mollës sipër dhe të hapni menunë me informacionet për kompjuterin tuaj. Aty mund të shikoni vitin e prodhimit dhe të zbuloni nëse mund të instalohet apo jo. Kërkohet një CPU 64-bit Intel, por edhe një GPU e avancuar me 8GB hapësirë të lirë në hard disk
2. Bëni një pastrim
Kontrolloni aplikacionet dhe fshini ato që nuk përdorni prej kohësh. Fshini çdo file të panevojshëm që keni. Fshini cache për aplikacionet e vjetra tek: ~/Library/Caches/. Pastroni edhe shfletuesin Safari nga materialet e panevojshëm.
3. Bëni një Backup
Nëse keni një hard disk të jashtëm, lidheni atë me kompjuterin tuaj dhe bëni një backup të plotë duke përdorur programin Time Machine që keni të instaluar në kompjuterin tuaj.
Gati për OS X El Capitan!
Tani jeni gati për sistemin e ri: mund ta shkarkoni OS X 10.11 El Capitan direkt nga Mac App Store, dhe menjëherë do të hapet automatikisht paketa e instalimit. Mjafton të klikoni "Continue", të pranoni liçencën e përdorimit të zgjedhni dikun ku doni ta instaloni dhe më pas të shtypni "Install". Do ju kërkohet password-i i administratorit dhe më pas do të nisë proçedura e instalimit. /iPhoneAlbania

- iMac (Mid-2007 ose më i ri)
- MacBook (13″ alumin, Late 2008), (13″ Early 2009 ose më i ri)
- MacBook Pro (13″, Mid-2009 ose më i ri), (15″ Mid/Late 2007 ose më i ri), (17″, late 2007 ose më i ri)
- MacBook Air (Late 2008 ose më i ri)
- Mac Mini (Early 2009 ose më i ri)
- Mac Pro (Early 2008 ose më i ri)
- Xserve (Early 2009)
Për të verifikuar nëse kompjuteri juaj Mac mund të përditësohet në OS X El Capitan, mjafton të klikoni tek logoja e mollës sipër dhe të hapni menunë me informacionet për kompjuterin tuaj. Aty mund të shikoni vitin e prodhimit dhe të zbuloni nëse mund të instalohet apo jo. Kërkohet një CPU 64-bit Intel, por edhe një GPU e avancuar me 8GB hapësirë të lirë në hard disk
2. Bëni një pastrim
Kontrolloni aplikacionet dhe fshini ato që nuk përdorni prej kohësh. Fshini çdo file të panevojshëm që keni. Fshini cache për aplikacionet e vjetra tek: ~/Library/Caches/. Pastroni edhe shfletuesin Safari nga materialet e panevojshëm.
3. Bëni një Backup
Nëse keni një hard disk të jashtëm, lidheni atë me kompjuterin tuaj dhe bëni një backup të plotë duke përdorur programin Time Machine që keni të instaluar në kompjuterin tuaj.
Gati për OS X El Capitan!
Tani jeni gati për sistemin e ri: mund ta shkarkoni OS X 10.11 El Capitan direkt nga Mac App Store, dhe menjëherë do të hapet automatikisht paketa e instalimit. Mjafton të klikoni "Continue", të pranoni liçencën e përdorimit të zgjedhni dikun ku doni ta instaloni dhe më pas të shtypni "Install". Do ju kërkohet password-i i administratorit dhe më pas do të nisë proçedura e instalimit. /iPhoneAlbania
0 komente:
Post a Comment