Një nga risitë e WWDC 2015 ishte edhe WatchOS 2, sistemi i ri operativ për orën inteligjente të Apple. Risia kryesore që sjell ky version i ri janë aplikacionet ekskluzive për Apple Watch, që nuk kanë nevojë për një iPhone për të punuar, në këtë mënyrë do të kemi aplikacione shumë më të shpejta.

Sistemi sjell me vete edhe disa WatchFace të reja dhe tani do të jetë e mundur të zgjedhim foto si sfond ose albume me foto që do të lëvizin në mënyrë automatike. Do të kemi mundësinë të përdorim edhe video në time-lapse si WatchFace.


WatchOS 2 sjell edhe funksionin Time Travel: nëse shohim oraret e një treni, duke lëvizur kurorën dixhitale do të ecim përpara në kohë për të parë udhëtimet që vijnë më pas. WatchOS 2 do të mbështesë edhe Landscape, në këtë mënyrë mund ta përdorim Apple Watch edhe si një zile tavoline.


Është përmirësuar edhe aplikacioni Friends, që tani lejon të shtojmë persona direkt nga Apple Watch, pa patur nevojë për një iPhone. Do të ketë edhe FaceTime Audio, në këtë mënyrë mund të bëjmë telefonata direkt nga pulsi. Është përmirësuar shumë edhe asistenti Siri.


Vjen në Apple Watche edhe Wallet, tani mund të përdorim Apple Pay. Gjithashtu, Apple Watch tani mund të lidhet me një rrjet WiFi në mënyrë autonome pa patur nevojë për një iPhone dhe mund të ekzekutojmë edhe file audio dhe video direkt nga Apple Watch. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment