Mac OS X El Capitan është versioni i parë i cili u prezantua dje në eventin WWDC 2015. Nga eksperienca e kaluar, kur një sistem i ri operativ publikohet gjithmonë përdoruesit kanë merakun nëse PC që kanë do të mund ta ekzekutojë atë. Në qoftë se ju keni një Mac me siguri jeni bërë kureshtarë të dini nëse mund të instaloni versionin e ri të sistemit i cili sjell mjaft përmirësime për sa i përket performancës ku përfshihet edhe konsumi i memories si edhe shumë parametra të tjerë.

Apple ka publikuar një listë me versionet e produkteve që do të suportojnë Mac OS X El Capitan pa asnjë problem. Në qoftë se Mac-u juaj bën pjesë në këtë listë atëherë do të mund të shfrytëzoni të gjitha funksionet e tij.

  • iMac (Mid-2007 or later)
  • MacBook (13-inch Aluminum, Late 2008), (13-inch, Early 2009 or later)
  • MacBook Pro (13-inch, Mid-2009 or later), (15-inch, Mid/Late 2007 or later), (17-inch, Late 2007 or later)
  • MacBook Air (Late 2008 or later)
  • Mac Mini (Early 2009 or later)
  • Mac Pro (Early 2008 or later)
  • Xserve (Early 2009)
/iPhoneAlbania

Kategoritë: , ,

1 comment:

  1. Shume lojra interesante faleminderit per keto mundesi te ofruara

    ReplyDelete