BlackBerry është një nga SmartPhone-t e prodhuar nga kompania Kanadeze, RIM edhe siç mund të keni lexuar, kohët e fundit sektori i SmartPhone të kompanisë në fjalë nuk po kalon një periudhë mjaft të mirë ekonomike. Një ndër arsyet është edhe sistemi operativ i cili instalohet në BlackBerry, i cili duket se nuk ka dhënë frytet e duhura sepse përdoruesit ankohen për limite shumë të mëdha në lidhje me programet, të cilat janë të pakta.

Për këtë arsye ekspertët mendojnë se versioni i ardhshëm i këtij produkti do të integrojë sistemin operativ Android, duke i dhënë fund kështu sistemit operativ të prodhuar nga vetë kompania. Mendohet gjithashtu se BlackBerry i ardhshëm do të jetë në disa versione edhe do të ndahet në dy kategori të cilat janë, aparati me tastierë fizike edhe ai vetëm prekje mbi ekran. Në të dyja raste sistemi do të jetë Android i cili do të modifikohet e mirëmbahet nga vetë kompania.

Gjithashtu ekspertët mendojnë se në këtë mënyrë edhe ky produkt do të kthehet në një konkurrent të drejtëpërdjetë me Samsung edhe kompani të tjera ku me siguri tregu që do të fitonte nuk mund ta lejojë atë që të marrë një pjesë të mirë por do ta ndihmonte kompaninë të dilte nga kriza ekonomike në të cilen është përfshirë prej disa vitesh. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment