Çdo muaj, faqja e njohur IGN zgjedh një lojë nga App Store, si më të mirën e muajit, dhe e ofron atë falas. Për muajin Qershor ka përzgjedhur lojën Trivia Crack që ju ftojmë ta shkarkoni menjëherë duke ndjekur udhëzimet tona. Oferta është e limituar, pasi janë të disponueshme një numër i caktuar kodesh, kështu që ju këshillojmë të nxitoni. Duhet të ndryshoni adresën IP për të marrur kodin redeem edhe për Shqipërinë (ndiqni guidën tonë).

1. Shkoni tek kjo faqe

2. Shtypni butonin GET MY CODE

3. Prisni sa të ngarkohet faqja dhe më pas klikoni tek kodi Redeem me ngjyrë të kuqe që do të gjeni në qëndër të dritares pop-up.

Do të hapet iTunes dhe nëpërmjet një proçedure automatike do të nisë shkarkimi i lojës. Në këtë mënyrë, do të kurseni plot 2,99€!


Trivia Crack është një lojë strategji: mund të keni personazhet e kundërshtarëve tuaj duke i sfiduar ato në duel. Është një lojë e shpejtë dhe dinamike. Do të keni në dispozicion më shumë se 90.000 pyetje që do të përditësohen vazhdimisht. Gjithashtu mund të propozoni edhe ju ato që dëshironi. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment