Nëse po kërkoni një lojë të bukur tenis, atëherë ju këshillojmë Tennis World Tour - Road To Finals,  një lojë e re shumë e realizuar me një gameplay të shjeshtë dhe intuitiv. Kjo nuk do të thotë se loja është e thjeshtë, ajo kërkon shumë aftësi dhe përqëndrim. A do të arrini dot deri në finale?


Loja ka në dispozicion 50 atletë dhe 13 stadiume, kështu që argëtimi është i siguruar. Një lojë e kompletuar: me disa gjeste mund të zgjedhim stile të ndryshme gjuajtjesh. Një aspekt shumë i bukur është edhe komenti televiziv gjatë ndeshjes.


Tennis World Tour - Road To Finals,  është e disponueshme në App Store me çmimin 4,99€. Kërkon iOS 8.1 ose një version më të ri dhe është kompatibël me iPhone, iPad dhe iPod touch. Peshon rreth 203MB. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment