Sot Apple do të mbajë eventin WWDC 2015 ku do të prezantojë teknologjitë e reja që kompania do të hedhë në treg gjatë muajve të ardhshëm. Në këtë event pritet që të prezantohet iOS 9, OS X 10.11 për Mac  si edhe teknologji të tjera të cilat mund të jenë zhvilluar gjatë këtyre muaj në laboratorët e saj.

Ju mund të shikoni edhe eventin Live direkt nga faqja zyrtare duke vizituar këtë faqe. Për ta parë atë duhet të keni instaluar Safari 6.0.5 në OS X 10.8.5 e lart, në programin Safari të iOS 6 e lart. Ndërsa nëse vendosni ta shikoni atë nëpërmjet Apple TV, ai duhet të instalojë versionin 6.2 e lart.

Gjithashtu mund të na ndiqni në blog-un tonë ku do t'ju sjellim minut mbas minute imazhe edhe komente nga ky event. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment